FMN: Mosrritja e borxhit kërcënon SHBA-në

03/10/2013 00:00

Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde tha se nëse Shtetet e Bashkuara dështojnë në rritjen e tavanit të borxhit, ky do të jetë një kërcënim më i madh se mbyllja e pjesshme e qeverisë.

Sipas saj, arritja e konsensusit për tavanin e borxhit do të jetë një “një mision i vështirë”.

Në një fjalim, për sfidat e dhjetëvjeçarit për ekonomine botërore, Lagarde tha se qeveria amerikane duhet të rregullojë financat e saj në afatgjatë.

Ajo ka përsëritur vazhdimisht se “nuk duhet të ketë shumë ndryshime brenda një periudhe te shkurter kohe sepse kjo mund të minojë shërimin e ekonomisë”.

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe udhëheqësit e kongresit, prej ditësh gjenden në një “qorrsokak politik”, i cili solli për pasojë ngrirjen e funksioneve jo-thelbesore të qeverisë, të martën.

Mbi 700 mijë nëpunës u larguan nga puna, të papaguar, u mbyllën parqet kombëtare, zonat turistike, faqet online të qeverisë, ndërtesa zyrtare, etj.

Por, ndërsa Uashingtoni është në mesin e një krize të buxhetit, javën e ardhshme do të përballet me një tjetër potencialisht më e rrezikshme.

Më 17 tetor, qeveria amerikane nuk do te kete me para për të paguar borxhet, nëse nuk rritet tavani i borxhit.

Ndërsa për Eurozonën, Lagarde tha se është shënuar rritje në gjashtë tremujoret e fundit, duke nënvizuar se është “thelbësore” për të shëruar bankat europiane, të nxisim “union bankar” dhe të vazhdojmë reformat për të arritur rritjen ekonomike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB