FIA: Gjithçka e rregullt tek Red Bulli
03/10/2013 00:00
Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka hedhur poshtë çdo hije dyshimi mbi parregullsitë tek makina Red Bull e gjermanit Sebastian Vettel.
Charlie Whiting, drejtori i garës i FIA-s, deklaroi: “Të gjitha kontrollet kanë kaluar pa vënë re parregullsi.”
Tek skuderia kampione e Botës në Formula 1 janë të bezdisur nga zërat që kanë dalë ditët e fundit.
Shefi i ekipit, Christian Horner, theksoi: “Do të ishte budallallëk që të përdornim kontrollin e traksionit në një makinë që kontrollohet nga FIA. Problemi është se Vettel garoi në mënyrë fantastike dhe njerëzit mendojnë gjëra të çuditshme.”
Top Channel