F1, Raikkonen: Mund të garoj në Kore

03/10/2013 00:00

Kimi Raikkonen është shprehur se nëse nuk do të ndihej mirë fizikisht, nuk do të kishte udhëtuar në Azi për Cmimin e Madh të Koresë së Jugut. Finlandezi i Lotusit ka probleme me shpatullën, por që nuk ndikojnë në garë sipas tij.

“Kjo nuk është hera e parë që kam probleme fizike dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit. E rëndësishme është që nuk më pengojnë të garoj”, theksoi piloti i ardhshëm i Ferrarit.

Skuderia Lotus ka përgatitur pilotin rezervë, italianin David Valsecchi, nëse Raikkonen nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në garë.

“Jam i sigurtë që mund ta duroj këtë gjendje”, shtoi finlandezi, i katërti në klasifikimin e pilotëve, 98 pikë larg Vettelit.

Cmimin e Madh të Koresë së Jugut mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel. Provat zyrtare, të shtunën në orën 07:00; Gara, të dielën në orën 08:00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA