F1, Massa: Do vendos në momentin e duhur

03/10/2013 00:00

Felipe Massa nuk do të jetë pjesë e Ferrarit në Botërorin e vitit 2014 të Formulës 1 dhe tashmë ka filluar punën për gjetjen e një skuadre të re.

Piloti brazilian për momentin ende nuk ka bërë një zgjedhje edhe pse skuadrat që kanë shfaqur interes për të nuk kanë munguar. Masa ka deklaruar se është optimist në këtë pikë, por nuk është akoma momenti për të marrë një vendim perfundimtar.

“Jam i përqendruar në sezonin aktual. Nuk mund të them se ku do të shkoj në Botërorin e ardhshëm. Është më mirë që të pres për të marrë vendimin në momentin e duhur. Nuk e kam ndryshuar qëndrimin tim në lidhje me këtë çështje. Dua që të kem në dispozicion një makinë kompetitive që të më lejojë të luftoj për titullin kampion”, tha Massa.

Në vitin 2014, kalendari i Botërorit të Formula 1 do të jetë shumë i ngjeshur pasi pilotët do të marrin pjesë në 22 gara dhe për Masën kjo do të jetë e vështirë për të gjithë.

“Të zhvillosh 22 gara gjatë një viti nuk është komode as për pilotët e as për skuadrat. Lodhja do të jetë më e madhe duke parë edhe distancat mes vendeve ku zhvillohen garat. Nga Japonia do të shkojmë në Evropë e për një javë do të kthehemi sërish në Azi dhe kjo e bën akoma më të vështirë organizimin, pa harruar këtu edhe faktin që kostot financiare do të jenë më të larta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA