Donatori i Tiranës fyen gjyqtarët e ndeshjes

03/10/2013 00:00

Në këto pak javë kampionat, dhuna në stadiumet tona ka tërhequr vëmendjen më shumë se futbolli i luajtur në fushë.

Flamurtarit, Mamurrasit apo edhe Kamzës këtë mesjavë i është bashkuar edhe klubi i Tiranës. Nuk bëhet fjalë për dhunë në fushë, por në tribunën VIP. Edhe pse fitoi minimalisht me Kastriotin, donatori i bardhebluve Ndriçim Babasi, i pakënaqur nga gjykimi i ndeshjes, ka protestuar shumë ashpër.

Por, ishin forcat e policisë ata që ndaluan Babasin të zbresë në fushë.

Pak ditë më parë, ministri i Brendshëm Tahiri dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka vendosën për ngritjen e një grupi pune që do të hartojnë një plan masash për të garantuar sigurinë në stadiumet shqiptare.

Kohë më parë, Presidenti i FSHF-së pranoi se dhuna në futbollin tonë vjen kryesisht nga tribuna qendrore e stadiumeve dhe më pas reflektohet tek tifozët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA