Tjetër dëmtim për Gareth Bale

02/10/2013 00:00

Gareth Bale ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe nuk do të luajë dy ndeshjet e radhës së Real Madrid: ndaj Kopenhagenit në Ligën e Kampioneve sot dhe atë ndaj Levantes të shtunën.

Futbollisti më i shtrenjtë në Botë nuk ka luajtur ende një ndeshje të plotë me madrilenët, pasi ndaj Villarreal u zëvendësua, ndërsa ndaj Atletico Madrid u fut në lojë në pjesën e dytë.

Uellsiani nuk ka bërë fazë përgatitore me Tottenhamin dhe është ende shumë larg formës së tij më të mirë. Sipas ‘Marca’, drejtuesit e Realit kanë kërkuar që futbollisti të mos luajë deri sa të gjejë formën pasi rrezikon dëmtime të tjera muskulare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA