Tirana i rikthehet fitores

02/10/2013 00:00

Tirana ka gjetur fitoren dhe golin e dytë në këtë kampionat, duke fituar edhe tri pikë të tjera e duke iu larguar disi fundit të tabelës.

Portugezi Semedo ka qenë “heroi” i kësaj ndeshjeje, teksa ka shënuar golin e hershëm që në minutën e 7-të, por merita të shumta shkojnë edhe për portierin Caka, që ka evituar raste tepër të vështira në kuadratin e tij.

Edhe Partizani i Hasan Likës ka arritur të marrë një fitore në transfertë pasi ka mundur 0-1 Kukësin, në një ndeshje që u luajt në Krujë. Thana i aktivizuar në pjesën e dytë, zuri vendin e Maliqit në minutën e 77-të dhe arriti të shënojë dhe t’i dhurojë të kuqve një fitore të merituar. Tri pikë me mjaft vlera për Partizanin, që tashmë pozicionohet në vendin e dytët, me një pikë më pak se Teuta kryesuese.

Kjo e fundit ka dëshmuar sërish potencialin e vet, duke dalë me një barazim nga fusha e vështirë e “Roza Haxhiut” të Lushnjes. Golit të Koreshit në pjesën e parë i është përgjigjur Daniel Xhafaj në fillimin e 45 minutave të dyta, duke ndarë kësisoj nga një pikë për të dyja skuadrat. Durrsakët ruajnë kreun, të paktën edhe për 24 orë, në pritje të rezultatit të ndeshjes të së enjtes mes Vllaznisë dhe Skënderbeut.

Në ndeshjet e tjera Flamurtari ka barazuar me Bylisin 2- 2 dhe e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, ndërsa Laçi ka mundur minimalisht Besën 1-0.

Ja renditja pas javës së gjashtë të Superligës:

Teuta 12 pikë
Partizani 11
Vllaznia 10
Laçi 10
Skënderbeu 9
Bylis 8
Lushnja 8
Kukësi 7
Tirana 7
Kastrioti 6
Flamurtari 5
Besa 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA