LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm Përpjekjet republikane për financimin e pjesshëm të qeverisë kanë ndeshur në rezistencën e fortë të demokratëve. Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë tre masa të veçanta që i shërbenin këtij synimi.
Projektligjet e propozuara nga republikanët për të rihapur parqet kombëtare, muzeumet, shërbimet e veteranëve dhe për të financuar qytetin e Uashingtonit, nuk arritën të merrnin dy të tretat e votave të nevojshme. Edhe nëse propozimet do të ishin miratuar, Shtëpia e Bardhë sërish do t’i vinte veton cdo përpjekjeje për rihapje të pjesshme të qeverisë.
“Ajo që shohim të ndodhë me strategjinë republikane është vullneti për të kërcënuar themelet e fuqisë më të madhe ekonomike të botës, ekonomisë që praktikisht stabilizon sistemin e të gjithë globit e ky është një pozicion tepër i rrezikshëm. Përpjekjet e tyre për të financuar disa funksione të qeverisë dhe për t’i lënë të tjerat të mbyllura tregon një mungesë të plotë të seriozitetit nga ana e republikanëve”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Pezullimi i punës së qeverisë ka detyruar Barack Obama-n të anulojë udhëtimin e tij në Malajzi. Në vend të presidentit, atje do të shkojë shefi i diplomacisë amerikane John Kerry, ndërsa Obama do të qëndrojë për t’u përballur me krizën që ka lënë në shtëpi pa të drejtë rroge gati 800.000 punonjës federalë.
Obama: Asnjë ndryshim të reformës në shëndetësi
Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se nuk do të lejojë
republikanët të cënojnë reformën në e tij shëndetësore si kusht për të
dalë nga ngërçi politik dhe nisjen e punës së administratës.
Qeveria federale në SHBA u mbyll pjesërisht pas dështimit të Dhomës së Përfaqësuesve, të dominuar nga republikanët dhe Senatit me mazhorancë demokrate, për të gjetur një ujdi mbi buxhetin e ri.
Republikanët kërkojnë rishikimin e “Obamacare”, reformës shëndetësore të propozuar nga presidenti.
Afro 1 milion punonjës federal u pezulluan automatikisht pa të drejtë page nga puna. Parqe kombëtare, muze dhe ndërtesa të tjera qeveritare që nuk përfshihen tek shërbimet e domosdoshme mbyllën dyert.
Të martën Obama tha se fraksione brenda republikanëve kundërshtojnë reformën shëndetësore duke u mohuar këtë të drejtë miliona amerikanëve.
“Një fraksion i një partie është përgjegjëse për të gjithë këtë. Ai mbyllën qeverinë vetëm e vetës se nuk u pëlqen një ligj. Mbyllën qeverinë dhe një kryeqëzatë ideologjike për t’u mohuar qasjë në sistemin shëndetësor miliona amerikanëve”, tha Obama.
“Kaloni buxhetin! Jepini fund mbylljes së qeverisë! Bëni detyrën tuaj dhe parandaloni një mbyllje të ekonomisë”, ishte thirrja e presidentit amerikan drejtuar Kongresit.
Nga ana tjetër republikanët bënë thirrje për bisedime me demokratët. Zëdhënësi i tyre në Kongres tha se nëse presidenti Obama do të harxhonte më pak kohë me fjalime partizane dhe më shumë duke punuar me Kongresin për zgjidhjen e këtij ngërçi, kjo situatë do ishte shmangur.
Më herët Shtëpia e Bardhë refuzoi kategorikisht një propozim të republikanëve për të riaktivizuar pjesërisht qeverinë vetëm në Distriktin e Kolumbias dhe paralajmëroi se do të vendosë veton për cdo përpjekje të tillë të republikanëve.
“Këto përpjekje nuk janë serioze. Nuk është kjo rruga e duhur e të qeverisurit”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Amy Brundage.
Qeveria federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u mbyll për të parën herë në 17 vjet. Ligjvënësit në Senatin e dominuar nga demokratët e në Dhomën e Përfaqësuesve nën kontrollin republikan, dështuan në gjetjen e kompromisit për miratimin e një buxheti i cili do të lejonte vazhdimin e financimit të administratës.
Data 1 tetor, afati i fundit për arritjen e marrëveshjen shënon fillimin e vitit të ri fiskal. 800.000 punonjës në Uashington pezullojnë punën pa të drejtë rroge. Negociatat hynë në një rrugë pa krye kur demokratët në Senat refuzuan të marrin në konsideratë çdo variant të buxhetit që përfshinte ndryshime të reformës së kujdesit shëndetësor, të firmosur nga presidenti Barak Obama.
Mbyllja e pjesshme e aktivitetit të qeverisë federale pati ndikim të menjëhershëm në zhvlerësimin e dollarit. Monedha amerikane u zhvlerësua në treg ndaj monedhave të tjera kryesisht ndaj euros, paundit britanik dhe jenit japonez, pasojë e frikës së tregjeve se ngërçi politik do të prekë ekonominë e vendit.
Top Channel