Lufta kundër korrupsionit në radhët e ushtrisë shqiptare, për partenerin tonë stragjetik, SHBA, duhet të jetë ndër prioritetet edhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kjo i është theksuar drejtueses së re të këtij dikasteri, zonjës Mimi Kodheli nga ndihmësasistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Evelin Farkas, gjatë Ministerialit Gjithëpërfshirës të Rajonit 2013, që po zhvillohet në Slloveni.
“Zonja Farkas theksoi se fenomeni i korrupsionit dhe lufta ndaj tij mbetet një nga fushat që kërkon prioritet dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”, thotë njoftmi zyrtar i këtij institucioni.
Zyrtarja e Departamentit të Mbrojtjes u ndal veçanërisht në disa çështje që kërkojnë rritjen e nivelit të bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur këtu bashkëpunimin në fushën e inteligjencës, trajnimit dhe kualifikimit të personelit të Forcave të Armatosura.
Nga ana e saj zonja Kodheli garantoi përfaqësuesen e lartë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes për vendosmërinë e saj si ministre e Mbrojtjes dhe të qeverisë shqiptare për angazhimin ndaj fenomeneve negative
Ajo e vuri fokusin kryesor në luftën ndaj korrupsionit, rritjen e profesionalizimit dhe depolitizimin në institucionin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Top Channel