Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u është rikthyer kritikave mbi Partinë Demokratike, ndërsa nuk fsheh mundësitë e krijimit të një një subjekti të ri politik, pas largimit përfundimtar prej PDK-së.

Në një intervistë për gazetën Zëri, zoti Krasniqi thotë se PDK është një parti me lidership autoritar që po mbyt intelektualët.

Sipas tij, partia e Hashim Thaçit ka humbur ekuilibrin e saj politik, ndaj ka vendosur që së bashku me Fatmir Limajn për krijimin e një force të re politike, e cila thotë Krasniqi, do të jetë parti vlerash demokratike dhe jo totalitare.

Prej muajsh Krasniqi kritikon partinë e tij, ndërsa së fundmi ka përjashtuar mundësinë që t’i bashkohet ndonjë force të tjetër politike, duke deklaruar se pjesa më e madhe e tyre janë ndërtuar dhe kanë si synim të grabisin buxhetin.

“Nuk i kuptoj njerëzit që deri dje rrezikuan gjithcka për Kosovën, sot sakrifikojnë Kosovën për interesa meskine”, deklaroi ndër të tjera Krasniqi.

Top Channel