Iniesta: Nuk kemi harruar si luhet

02/10/2013 00:00

Andres Iniesta deklaroi pas fitores 0-1 ndaj Celtic në Skoci se Barcelona “nuk ka harruar të luajë futboll”.

“Skuadra ka treguar edhe një herë tjetër se nuk ka harruar të luajë futboll”, theksoi mesfushori spanjoll, i cili shtoi se mungesa e Messit ndihet shumë.

“Me Leon jemi më të fortë, por duhet të japim maksimumin për të vazhduar në rrugën e fitoreve. Më vjen keq që Messi nuk është, por kemi një skuadër të mirë dhe lojtarë të nivelit të lartë për ta përballuar këtë mungesë”, theksoi Iniesta.

“Shpresojmë të kthehet shpejt dhe shpresojmë të vazhdojmë në rrugën e fitoreve”, shtoi mesfushori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA