LIVE/ Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump sulmon Starmer: S’ishte i dobishëm
Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale në Shtetet e Bashkuara prek rreth 1 milion punonjës të administratës që pezullohen nga puna me pa të drejtë page.
Për t’u ardhur në ndihmë disa prej këtij kontigjenti “të papunësh” të dalë për shkak të ngërçit politik në Kongres, ka menduar kompania e prodhimit të automjeteve, “Hyundai Motor”.
Në një komunikatë për mediat, dega e kësaj kompanie në Shtetet e Bashkuara deklaroi se do të paguajë me rrogën e plotë të gjithë punonjësit e administratës që zotërojnë një makinë “Hyundai” për sa kohë të qendrojë e mbyllur qeveria federale, ndërsa për klientët e rinj të saj premtoi pagesën e pagës për 90 ditë.
Shumë e cilësuan si gjetje të marketingut të kompanisë, ndërsa vetë kompania, krahas fushatës së marketingut thotë se “kupton vështirësitë në buxhetet e familjeve të prekura nga kriza politike”.
Top Channel