Bajern në testin City

02/10/2013 00:00

Kampionët e Bajernit të Mynihut do të përballen me Manchester City-n e Pellegrinit në atë që quhet testi i parë i vërtet për trajnerin Guardiola në aventurën e tij të re në Kupat e Europës.

Dy skuadrat fituan takimet e para të grupit. Bajerni mposhti 3-0 CSKA e Moskës ndërsa City, po me këtë rezultat mposhti Victoria Plzen. Dy skuadrat shihen si favorite për të dalë nga grupi, nisur nga kundërshtarët modestë, por ndeshja e mbrëmjes së sotme mund të përcaktojë se cila prej tyre do të zërë vendin e parë. Po për këtë grup, CSKA pret në Moskë skuadrën çeke të Plzen-it.

Sfida interesante rezervon edhe grupi B, ku Juventusi pas hapit fals në ndeshjen e parë me Kopenhagenin do të kërkojë fitoren ndaj Gallatasarajit në Torino, ndërsa Reali i Madridit kërkon fitoren ndaj Kopenhagenit për të harruar humbjen në derbin ndaj Atletikos.

Në grupin A Shakthar Donetsk prej Manchester United. Anglezët do kërkojnë fitoren përballë një kundërshtari të vështirë që tronditi Real Sociedad në ndeshjen e parë të zhvilluar në Spanjë ku fituan 0-2. Sfida tjetër në këtë grup është ajo mes Sociedad dhe Bajer Leverkusen. Të dyja skuadrat janë në kërkim pikësh për të mos humbur trenin e kualifikimit për më tej.

Në grupin C sfida kryesore është ajo mes PSG dhe Benfica-s, ndërsa Anderlehti pret në shtëpi grekët e Olimpiakosit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA