Messi: Do të kthehem shumë shpejt

01/10/2013 00:00

Leo Messi i dërgoi një mesazh qetësie të gjithë tifozëve të Barcelonës duke shkruar në rrjetin social ‘Weibo’ se do të kthehet shumë shpejt nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen me Alerian.

“Më vjen shumë keq që nuk do të jem i pranishëm në ndeshjet e radhës dhe që nuk do të luaj me kombëtaren”, shkroi ylli argjentinas.

Gjithashtu, 25-vjeçari theksoi se do të kthehet shumë shpejt në fushat e lojës: “Do të kthehem shumë shpejt pasi rekuperimi do të jetë i mirë dhe nuk do të kërkojë shumë kohë.”

Barcelona do të luajë gjatë 2 ose 3 javëve të ardhshme pa Leo Messin pasi analizat mjekësore treguan se argjentinasi kishte pësuar një dëmtim muskular në kofshën e djathtë që do e mbajë jashtë fushave për 15-20 ditë.

Leo Messi do të humbasë ndeshjet ndaj Celtic e Valladolid me Barcelonën dhe ndaj Perusë e Uruguajit me Argjentinën.

Pritet që Messi të kthehet në fund të tetorit, kur katalanasit do të luajnë në 5 ditë ndaj Milanit në San Siro dhe ndaj Realit në “Santiago Bernabeu”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA