Mancini, kontratë 3-vjeçare me Gallatasarajin

01/10/2013 00:00

Roberto Mançini do të jetë për 3 vitet e ardhshme trajner i skuadrës së Gallatasarajit.

Tekniku italian, i cili do të zëvendësojë në këtë post trajnerin Fatih Terim, do të përfitojë 12 milionë euro për vitet që do të drejtojë këtë skuadër.

“Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Ky është një klub i madh”, ka theksuar Mançini pas nënshkrimit të kontratës me Gallatasarajin.

Mançini, i cili ka fituar 12 trofe si trajner, do të jetë në krye të skuadrës turke në ndeshjen e të mërkurës përballë Juventusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA