Kapiteni Lahm i përgjigjet Samerit

01/10/2013 00:00

Phillip Lahm, kapiteni i Bayern Munchen, iu përgjigj drejtorit sportiv të klubit të tij, Matthias Sammer, i cili kritikoi publikisht lojën e skuadrës nën drejtimin e Guardiolës.

Në një intervistë për të përjavshmen gjermane ‘Die Zeit’, lojtari i kombëtares gjermane theksoi se kur përgjegjësi sportiv i një klubi ka diçka për të thënë, duhet t’ia thotë lojtarëve dhe jo mediave.

Matthias Sammer kritikoi lojtarët e Bayern pas fitores 2-0 ndaj Hannover 96-s të 14 shtatorit. Sammer tha se ata po luanin pa shpirt dhe se për këtë nuk e kishte fajin Pep Guardiola.

“Futbollistët tanë nuk po japin atë 5% plus që i bëri të pathyeshëm sezonin e kaluar”, pati deklaruar Sammer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA