Mancini, trajneri i ri i Gallatasarajit

30/09/2013 00:00

Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Gallatasarajit pas largimit të Fatih Terim nga drejtimi i klubit turk.

Verdhekuqtë e Stambollit postuan një fotografi në profilin e tyre në Twitter ku shihet tekniku italian së bashku me presidentin e klubit të famshëm ballkanas.

Ende nuk janë zbuluar detaje të marrëveshjes, por mendohet se bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare.

Roberto Mancini do të debutojë në stolin e Gallatasarajit ditën e mërkurë, kur turqit të përballen me Juventusin në Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA