MotoGP në Brazil/ Marc Marquez fiton Garën Sprint, Bezzecchi jashtë podiumit
Pas derbit të “zjarrtë” torinez, Juventus dhe Torino nisën polemikat nëpërmjet faqeve zyrtare në internet. Torinezët ishin të pakënaqur nga goli në pozicion jashtë loje që i dha fitoren juventinëve, ndërsa kampionët në fuqi të Italisë ngacmuan duke treguar se kundërshtarët e tyre nuk kishin goditur një herë të vetme portën e për këtë arsye meritonin humbjen.
Për të vazhduar këtë polemikë mendoi argjentinasi Carlos Tevez. Sulmuesi i Juves postoi në Twitter një foto ku dukej kavilja e tij e dëmtuar nga ndërhyrja nga prapa e Ciro Immobiles, i cili u dënua vetëm me karton të verdhë nga gjyqtari.

Argjentinasi shkroi me ironi: “Neve gjithmonë na ndihmojnë arbitrat dhe për këtë arsye unë përfundova kështu. Vetëm karton i verdhë për atë që për pak më theu kaviljen.”
Top Channel