Shpërthim në Pakistan, 33 viktima

29/09/2013 00:00

Një shpërthim i fuqishëm në një treg të Peshavarit ka shkaktuar 33 viktima dhe 12 të plagosur.

Ky shpërthim vjen pas atij të një jave më parë, ku në një kishë të po këtij qyteti pakistanez u vranë 80 persona.

Sipas policisë, bomba ishte vendosur në një makinë dhe objektivi i këtij atentati ka qenë komisariati i policisë së Peshavarit.

Gjatë këtij viti, Peshavari ka qenë shpesh nën shënjestrën e atentateve nga talebanët.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta