Seria A, Juve fiton me polemika, ndalet Interi

29/09/2013 00:00

Juventusi ka mundur sërish Torinon në derbin e qytetit, por fitorja e ngushtë 1-0 do të hapë shumë polemika pasi goli i shënuar nga Paul Pogba duhej të ishte anuluar për pozicion jashtë loje të Tevez gjatë aksionit.

Conte la pushim Pirlon në kuadër të ndeshjes ndaj Gallatasarajit në Champions, ndërsa në sulm riktheu Giovincon, i cili formoi dyshen me Carlos Tevez.

Pas një pjese të parë pa raste për shënim, pjesa e dytë dhuroi emocione dhe polemika pa fund për ditët në vazhdim.

Interi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Kaljarin në ndeshjen e tij të radhës duke lënë 2 pikë të tjera.

Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë të ndeshjes, me Interin që më në fund konkretizoi sulmet e tij duke shënuar golin e parë me Ikardit, por Kaljari në 7 minutat e fundit arriti të barazojë rezultatin me Naingolan .

Surpriza vjen sërish nga Sasuolo, që befason një tjetër skuadër të Serisë A. Këtë radhë ajo që e pësoi nga ekipi i  sapoardhur në elitën e futbollit italian ishte Lazio, pasi u ndal në barazim 2-2.

Kyeqytetasit morën avantazhin e dyfishtë në këtë ndeshje pas golave të Dias dhe Kandrevës.

Por, Sasuolo iu kundërpërgjigj bardhekaltërve. Skeloto shkurtoi diferencën në 2-1 vetëm 60 sekonda pas golit të dytë të Lacios, ndërsa Floro barazoi rezultatin pasi ekzekutoi në mënyrë përfekte një goditje dënimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA