Gjyqtari i krimeve të rënda, Dritan Hallunaj vendosi masën arrest me burg për tre persona nga Kukësi, që akuzohen për rrëmbim personi me qëllim përfitimi.
Ardjan Muja, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku akuzohen nga krimet e rënda se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbajten peng kushëririn e kosovarit Flamur Curri, duke i kërkuar këtij të fundit që në shkëmbim t’u sillte atyre 6 mijë euro.
Por, të akuzuarit deklaruan nëpërmjet avokatëve të tyre, versione të ndryshme nga njëri-tjetri, duke tentuar që të shfajesoheshin e të rrëzonin që në masen e sigurisë akuzen e prokurores Erviola Stoja.
Personi nën hetim, Ardjan Muja i tha gjyqtarit se ai nuk kishte dijeni fare per rrëmbimin dhe gjobëvenien, pasi sipas tij ai ndodhej në lokalin ku dhe e arrestuan forcat “Renea” sepse aty e kishin ftuar per kafe dy shoket e tij.
Por, Lumir Gashi dhe Shkëlzen Duraku, nga ana e tyre këmbëngulën se me kosovarin kishin një konflikt borxhi dhe aspak nuk behej fjalë për gjobvënie apo rrëmbim personi.
Megjithatë, gjykata argumenton se ka dyshime të forta që tre të rinjtë janë të përfshirë në këtë vepër penale e derisa prokurorja të perfundoje hetimet, të tre ata duhet të qëndrojnë në paraburgim.
Të akuzuarit kanë kohë që brenda 15 diteve t’i drejtohen nëpërmjet avokatëve Gjykatës së Apelit.
Top Channel