Barça fiton, por dëmtohet Messi

29/09/2013 00:00

Barcelona mposhti 2-0 Almerian dhe futet në histori si skuadra e parë që fiton 7 ndeshjet e para në kampionat.

Por, dëmtimi i Messit sfumoi triumfin e katalanasve pasi mediat spanjolle theksojnë se “Pleshti” mund të mos luajë në 2 ndeshjet e ardhshme, atë me Celtic në Champions dhe Vajadolidin në kampionat.

Argjentinasi shënoi edhe në këtë ndeshje duke e çuar në 223 numrin e golave të shënuar në kampionatin spanjoll e duke zënë njëkohësisht vendin e gjashtë në listën e golashënuesve më të mirë të kësaj lige.

Adriano në pjesën e dytë vulosi fitoren e Barçës e cila tashmë ngjitet në kuotën e 21 pikëve, aq sa Atletico Madrid dhe 5 më shumë se Reali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA