Pakistan, tjetër lëkundje e fuqishme toke

28/09/2013 00:00

Një tjetër tërmet i fuqishëm goditi sërish rajonin e Balochistanit në Pakistan, thuajse në të njëjtën zonë ku pak ditë më parë mbi 500 persona gjetën vdekjen si pasojë e lëkundjeve të tokës.

Instituti amerikan sizmik raportoi se tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter u regjistrua me epiqendër rreth 250 kilometra në veri-perëndim të Karachit. Për momentin nuk ka ende të raportime për viktima apo dëme materiale.

Mediat vendase thanë se toka u lëkund në pjesën më të madhe të Balochistanit, në rajonin Sindh dhe deri në zonat kufitare me Afganistanin.

Tërmeti me magnitudë 7.7 Rihter goditi i së martës sipas Institutit Amerikan të Gjeologjisë kishte epiqendër të lëkundjeve veri-lindjen e qytetit të Auranit në një thellësi prej 20 kilometra.

Pamjet e transmetuara nga mediat lokale treguan qindra shtëpi të shkatërruara dhe mijëra njerëz që kaluan natën jashtë nga frika e të tjerave lëkundje.

Dëshmitarët thanë se pas lëkundjeve në afërsi të portit të Guadarit u shfaq një ishull i vogël, që nuk kishte qenë më parë. Shefi i Policisë, Pervez Umrani tha se menjëherë pas kësaj, njerëzit u mblodhën për të parë ishullin e sapokrijuar dhe që është rreth 9 metër mbi nivelin e detit dhe 100 metër i gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB