Deklarata e Ministrit të Shëndetësisë për çlirimin e territoreve spitalore nga aktivitetet jo mjekësore ka kaluar jo pa vëmendje edhe në Durrës.
Në ambientet e brendshme të Spitalit Rajonal ndodhen prej dy vitesh dy lokale që janë të përfshira brenda kompleksit spital. Njëri ndodhet në godinën qendrore të spitalit dhe tjetri në atë të maternitetit. Në ditët e zakonshme, baret janë të mbushura plot me klientë.
Prania e tyre nis që me hartimin e projektit për spitalin në vitin 2000, kur u planifikua dhe miratua dhe ambientet për lokale shërbimi. Lokalet që ndodhen brenda territorit rajonal në Durrës janë të vendosura në ato vende që në bazë të projektit fillestar ka qenë të përcaktuar për bar-kafe.
Në rrethe nuk ka mbërritur ende asnjë urdhër nga Ministria e Shëndetësisë për largimin e subjekteve private që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të spitalit me kontratë të rregullt. Por zbatimi i një vendimi të institucionit epror, duket se nuk është problem për drejtuesit e spitalit të Durrësit.
Ndërkohë, në ambientet e tjera të spitalit, megjithë interesimin ndër vite të personave të ndryshëm, nuk është lejuar ngritja e kioskave për ofrim shërbimeve të ndryshme.
Edhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës, biznese dhe lokale vazhdojnë punën normalisht. Aktualisht brenda territorit të Spitalit Rajonal të Shkodrës ka lokale dhe minimarkete që vazhdojnë punën normalisht dhe duket se disa prej tyre kanë siguruar tashmë lejen dhe kjo e bën akoma më të vështirë ndërhyrjen për heqjen e këtyre aktiviteteve private.
Top Channel