Ministria e Mjedisit ka pezulluar 109 furra të gëlqeres në Krujë dhe Fushë Krujë, ndërkohë që ka paralajmëruar edhe ato subjekte që ushtrojnë aktivitet me leje se do të largohen në zona të studiuara me qëllim që të mos dëmtohet shëndeti i qytetarëve nga ndotja.
“Inspektoriati i Mjedisit ka marrë masën për pezullimin e aktivitetit të 109 furrave të gëlqeres, që ishin kthyer në shqetësim për komunitetin me ndotjen e ajrit. Nga kontrollet e kryera ato rezultuan se nuk kishin dokumentacionin e duhur për ushtrimin e aktivitetit”, deklaroi Valbona Balldini, zëdhënëse e Ministrisë së Mjedisit.
Ministria e Mejdisit thekson se në prioritetet e saj do të jenë ujërat e zeza, ndotja akustike, shfrytëzimi i lumenjve nga materialet inerte. Politikat e saj nuk kanë si qëllim ndëshkimine bizneseve, por ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.
Top Channel