Kinë, policia liron 92 fëmijë të rrëmbyer

28/09/2013 00:00

Policia kineze ka shpëtuar 92 fëmijë të rrëmbyer dhe ka arrestuar 301 persona të dyshuar si anëtarë të një organizate të trafikut të drogës.

Autoritetet lokale që kanë komunikuar lajmin kanë bërë me dije se dy gra janë liruar gjithashtu gjatë operacionit, ku morën pjesë forca të policisë nga 11 provinca të vendit.

Trafikantët mendohet se rrëmbenin fëmijë në provincat perëndimore Junan dhe Siçuan dhe më pas i shisnin ata në rajone të tjera.

Trafiku i fëmijëve është kthyer në një problem serioz në Kinë, raportojnë korrespondentët e mediave ndërkombëtare.

Kritikët fajësojnë për këtë politikën për një fëmijë të aplikuar nga shteti kinez dhe ligjet e adoptimit, që sipas tyre kanë bërë që të krijohet një treg i zi për blerjen e fëmijëve.

Disa familje blejnë gra dhe fëmijë për t’i përdorur si krahë pune ose si shërbyes nëpër shtëpi, ashtu si dhe nuse për djemtë e pamartuar.

Vitin e kaluar, mbi 24 mijë gra të rrëmbyera dhe fëmijë u liruan në Kinë, sipas të dhënave të Ministrisë së Rendit Publik.

Institucioni në fjalë sqaroi se disa prej të rrëmbyerave ishin shitur për adoptim ose ishin detyruar të ushtronin prostitucion.

Rritja e lirisë së lëvizjes si rezultat i reformave ekonomike të Kinës e ka bërë më të lehtë veprimtarinë e organizatave kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB