Indi, shembet godina, 25 viktima

28/09/2013 00:00

Shembja e një godinë 4-katëshe në Mumbai të Indisë ka shkaktuar dhjetra të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur.

Autoritetet njoftojnë se 25 persona kanë gjetur vdekjen deri më tani ndërsa grupet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin nga rrënojat e ndërtesës 32 persona, shumë prej tyre me plagë të rënda.

Frika është se mes rrënojave ka të tjera viktima që do të përkeqësonin bilancin e tragjedisë.

Shkaku i shembjes së godinës nuk dihet ende, por dyshimi kryesor i autoriteteve është tek amortizimi i saj. Godina shërbente prej vitesh si strehë për qindra banorë, tej kapacitetit të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB