Iltjan Nika është çiklisti i parë shqiptar që arrin të hipë në pod në një event ndërkombëtar në sportin e çiklizmit. 18-vjeçari ka fituar medaljen e bronxit në Botërorin që po zhvillohet në Firence të Italisë.
Gara, e cila ishte e gjatë 140.05 km, u fitua nga holandezi Matjë Van Der Poel, ndërkohë që medaljen e argjendtë e fitoi danezi Mads Pedersen, i cili e mbylli garën me të njejtën kohë me Nikën.
Çiklisti shqiptar ka disa vjet që garon me skuadrën italiane të Tim Palma Ecologgia Cipriani. Në korrikun e vitit të shkuar 18-vjeçari Nika fitoi kupën “Ricami Pistoiesi”.
Ai shihet si një nga talentet më të mëdhenj shqiptar në këtë sport dhe drejtuesit e federatës tonë shpresojnë që këtë sukses ai ta arrijë edhe me kombëtaren e madhe.
Top Channel