Zyrtarët në Pakistan i bënë një apel publik organizatave terroriste dhe atyre separatiste që veprojnë në një zonë të goditur më parë gjatë javës nga një tërmet shkatërrimtar, që të pushojnë veprimet e tyre gjatë operacioneve të kërkimshpëtimit që po realizohen në ndërtesat e shembura.
Një zëdhënës rajonal i krahinës së Balochistanit kishte thënë më parë se tentativat e qeverisë për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga ky tërmet po minoheshin në mënyrë të vazhdueshme nga këto organizata.
Të paktën 400 persona kanë humbur jetën kur një tërmet i forcës 7,7, sipas sistemit të matjes riechter, goditi krahinën gjerësisht rurale dhe tribale në veriperëndim të Pakistanit.
Shumë prej skuadrave të shpëtimit nuk kanë arritur ende që të afrohen në zonat e shkatërrimeve, për shkak të mungesës së sigurisë dhe infrastrukturës së keqe.
Sipas vlerësimeve qeveritare, rreth 300 mijë persona në gjashtë krahina të ndryshme janë dëmtuar prej tërmetit.
Nuk janë vetëm të mbeturit e mundshëm në rënoja, por qindra të plagosur dhe me mijëra të mbijetuar që kanë nevojë për asistencë të menjëhershme mjekësore apo furnizime me ushqime, tenda e ujë të pijshëm.
Top Channel