Ozil: Cristiano, lojtari më i kompletuar në Botë

27/09/2013 00:00

Mesut Ozil, gjatë një bashkëbisedimi në Twitter me tifozët e Arsenalit, ka thënë se mes Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos do të zgjidhte portugezin pasi “është futbollisti më i kompletuar në Botë”.

Ish-mesfushori i madrilenëve, tashmë në Premier League me “Topçinjtë”, ka deklaruar se përveç Cristianos, lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur është mbrojtësi Sergio Ramos: “Për mua, ai është lojtari total.”

Në lidhje me përshtatjen tek Arsenali, turku me nënshtetësi gjermane theksoi se mundohet të kalojë sa më shumë kohë në Londër me miqtë dhe familjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA