Ambasada amerikane në Arabinë Saudite paralajmëron për “sulm të afërt” Sondazhet më të fundit tregojne se gjermanët mbështesin një koalicion të madh mes konservatoreve të Angela Merkelit dhe partisë kryesore të qendrës së majtë në vend, duke e konsideruar mundësinë më të mirë për një qeveri të re.
Anketa e televizionit “ARD” zbuloi se 48% e gjermanëve do të preferonin një partneritet të ”CDU”-së me Social-Demokratët dhe vetem 18% ishin pro aleances me të Gjelbrit.
Parlamenti i ri gjerman duhet të konstituohet ne 22 tetor. SPD-ja, e Majta dhe ekologjistët së bashku kanë tetë vende më shumë se Unioni CDU/CSU.
Nëse do të afroheshin, ata mund ta rrëzonin Merkelin, por kjo është thjesht llogari shifrash sepse ndasitë mes partive janë shumë të mëdha.
Sapo Bundestagu të jetë i aftë për të punuar, partia “E Majta” do të lëshojë goditjen e saj të parë: një projektligj për një pagë minimale ne te gjithë territorin e Gjermanisë.
Llogaria taktike është e thjeshte: nëse deri atëherë nuk është krijuar një koalicion qeverisës, në të cilin socialdemokratët apo te gjelbrit të jenë lidhur me Unionin CDU/CSU, deputetët ekologjistë dhe socialdemokratë mund të votonin me të majtët në favor të ligjit.
Pasi të tre grupet parlamentare janë për këtë model page minimale dhe kanë diferenca vetëm sa i takon nivelit të pagës për orë pune: e Majta kërkon 10 euro, ndërsa ekologjistët dhe SPD 8,5 euro.
Unioni i fitueses në zgjedhje Merkel, e refuzon modelin dhe nuk pranon që të sanksionohet me ligj një pagë minimale në rang kombetar.
Top Channel