F1, Barrichello: Jam gati të rikthehem

27/09/2013 00:00

Rubens Barrichello mund të kthehet në Formulën 1. Piloti brazilian, i cili ka zhvilluar plot 326 gara në sportin më të shpejtë në Botë nga viti 1993 deri në vitin 2011, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Nico Hulkenberg tek skuderia Sauber.

Në një intervistë për ‘TV Globo’, ish-ferraristi thotë se është gati për tu kthyer: “Duhet të stërvis pak qafën, ndërsa për të tjerat jam gati që nesër.”

Sauber po kërkon një pilot me eksperiencë për të zhvilluar makinat e reja me motorr turbo.

Sipas revistës gjermane ‘Auto Motor und Sport’, menaxheri i Sauberit nuk do të vazhdojë me Gutierrez e Hulkenberg në vitin 2014, por do i zëvendësojë me brazilianin Barrichello dhe debutuesin Sirotkin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA