Bisedime të nivelit të lartë SHBA-Iran

27/09/2013 00:00

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nisën bisedimet SHBA-Iran për programin bërthamor iranian, bisedime të nivelit më të lartë në gjashtë vitet e fundit.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u takua me Ministrin e Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif. Në takim ishin prezentë edhe diplomatë të atij që njihet si “grupi 5 +1” të përbërë nga Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania.

Pak takimit, Sekretari Kerry tha se mirëpriste propozimet e shtruara në tryezë nga pala iraniane, megjithatë ai frenoi entuziazmin duke shtuar se mbetet ende shumë punë për të bërë dhe se Irani duhet të japë përgjigje për pyetjet e ngritura nga komuniteti ndërkombëtar në lidhje me programin e tij bërthamor.

“Një takim i vetëm nuk u jep përgjigjje atyre pyetjeve. Megjithatë, ndryshimi i tonit nga pala iraniane, është e mirëpritur”, tha Kerry.

Ministri i Jashtëm iranian i quajti konstruktive bisedimet dhe tha se diplomatët kanë bërë progres në zgjidhjen e disa cështjeve ndërkombëtare duke respektuar njëkohësisht të drejtat e popullit iranian.

“Jam i kënaqur nga ky hap i parë, tha ai. Tani duhet të shohim nëse fjalën tona pozitive do të përkthehen me vepra pozitive në mënyrë që të ecim përpara”, tha Zarif.

Zarif këmbënguli se programi bërthamor iranian është paqësor dhe nuk ka ambicie ushtarake si dhe u zotua se vendi i tij mbetet i vendosur për t’i provuar komunitetit ndërkombëtar këtë.

Krydiplomati iranian u ndal edhe tek sanksionet e vendosura ndaj Teheranit. Ai i quajti ato “kundër-produktive” dhe tha se shpresonte që të gjitha sanksionet të njëanëshme, dypalëshe apo shumëpalëshe do të hiqen në një të ardhme të afërt.

Takimi i këtij niveli mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pas fjalimeve të presidentit të ri iranian, Hassan Rouhani para Asamblesë së Komebeve të Bashkuara. Ai foli për një kurs të ri të vendit të tij, më të moderuar ndërsa shtoi gatishmërinë për të nisur bisedimet për programin bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB