Balo: Kërkoj falje për sjelljen time

27/09/2013 00:00

Mario Balotelli ka kërkuar falje për protestat e ashpra ndaj arbitrit të ndeshjes Milan-Napoli, protesta që çuan në pezullimin e tij për 3 ndeshje të Serisë A (i mbeten edhe 2 për të shlyer).

Në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, sulmuesi i kuqezinjve dhe kombëtares italiane është shprehur: “Më vjen keq në radhë të parë për shokët e skuadrës. Stërviten e lodhen gjatë javës dhe unë me veprimet e mia i lashë vetëm. Ndihem në faj karshi tifozëve dhe klubit. Arbitri? I kërkoj edhe atij falje pasi nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë.”

Gjithsesi, SuperMario rikujton se ndaj Napolit ndodhi ajo që ndodh zakonisht me të: “Faullat kundër meje nuk quhen, ndërsa një gjë të bëj unë… Sidoqoftë, e kuptoj që duhet të bëj durim ndaj disa situatave.”

Më tej, duke folur për sezonin aktual, Balotelli ndan të njëjtin optimizëm me trajnerin Massimiliano Allegri: “Duhet të përmirësohemi, por kemi mundësitë për të qenë në nivelin e të tjerëve. Shoh një ekuilibër të madh në kampionat.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA