Kurbin, vrasjet për hakmarrje

26/09/2013 00:00

Prokuroria dorëzoi në Gjykatën e Kurbinit dosjen për gjykimin e shtetasve Muharrem Llani dhe Jetmir Llani, të akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në dosjen e prokurorisë së Kurbinit të pandehurit akuzohen se janë autorët e vrasjes së shtetasit Arjan Shkreta dhe vrasjes së mbetur në tentativë me pasojë plagosjen të shtetasit Leli Shkreta, ngjarje e ndodhur më 4 nëntor të vitit të kaluar.

Sipas organit të akuzës Jetmir dhe Muharrem Llani ishin përgatitur më parë për vrasjen e Genti dhe Manuel Shkretës për motive gjakmarrje pasi më datë 5 maj 2012 vëllezërit e dy viktimave kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës ku jetonte djali i mitur i Jetmir Llanit, bashkë me nënën dhe xhaxhain e tij.

Si pasojë e të shtënave, djali i Jetmir Llanit me inicialet E.LL ka humbur jetën, ndërsa u plagos xhaxhai i tij.

Historia e gjakmarrjes mes familjes Shkreta e Llani, nisi më 5 qershorin e vitit 2012 kur dy vëllezërit Shkreta qëlluan mbi makinën e Muharrem Llanit, 62 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend nipin e tij 9-vjeçar, ndërsa objektivi i tyre u plagos rëndë.

Sipas policisë pas një grindjeje, vëllezërit Llani kishin rrahur në sy të të gjithë Mamurrasit dy prej vëllezërve Shkreta që s’mundën të “kapërdijnë turpin” dhe u bënë pritë kundërshtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB