Holandezet fitojnë në Tiranë

26/09/2013 00:00

Kombetarja shqiptare e femrave në futboll u mund 0-4 nga përfaqësuesja holandeze, ndeshja e dytë në eleminatoret e botërorit Kanada 2015 dhe e para zyrtarisht për to përballë tifozëve kuqezinj.

Një humbje e pritshme pasi përballë skuadrës tonë e cila ka më pak se 2 vjet që është krijuar ishte një kombëtare e cila ka më shumë se 20 vjet që luan në arenën ndërkombëtare dhe ka më shumë se 120 mijë futbolliste femra që luajnë në nivel profesionist.

Tulipanet shënuan 2 herë brenda 7 minutave të para me Gabriela Maria Melis. Sulmuesja e skuadrës suedeze të Malmos shënoi golin e tretë personal dhe të tretin për Holandën në fillimin e pjesës së dytë.

Rezultati do të ishte akoma më i thellë, por portierja jonë Gjyli bëri disa pritje mjaft të mira duke u konfirmuar lojtarja më e mirë për kombëtaren tonë në këtë ndeshje. Në minutën e fundit të ndeshjes Astrid vulosi fitoren e thellë të holandezeve.

Mundësia e vetme sipas trajnerit Rraklli për të marrë ndonjë pikë në këto eleminatore do të jenë përballjet me greqinë dhe Portugalinë, 2 përfaqësuese që për nga niveli janë afër kombëtares tonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA