Vrasja e Khameneit, Financial Times: Izraeli kishte hakuar kamerat prej vitesh, i bllokoi telefonat
FBI-ja ka publikuar një video drithëruese me pamjet e autorit të masakrës në bazën ushtarake Navy Yard, që lëviz në korridoret e kompleksit në kërkim të viktimave.
Në një konferencë për shtyp, një zëdhënëse e FBI-së deklaroi se Aaron Alexis, 34 vjeç, mendonte se po kontrollohej nga valë radiofonike jashtëzakonisht të ulëta.
Ai vrau 12 persona në masakrën e 16 shtatorit, para se të qëllohej nga policia gjatë një shkëmbimi zjarri. Autoritetet deklarojnë se ai nuk kishte si objektiv individë të caktuar.

Pamjet e videos, të marra nga kamera në portën kryesore të bazës ushtarake dhe të tjera brenda saj tregojnë Alexis që hyn i qetë në kompleks.

Më pas pamjet e tregojnë atë duke lëvizur nëpër korridor i armatosur me një shotgun dhe duke kontrolluar nëse një dhomë ishte bosh para se të ngjiste disa shkallë.

FBI publikoi gjithashtu pamje të armës që Alexis përdori gjatë të shtënave. Në të ai kishte shkruar “arma ime ELF”, duke iu referuar pikërisht frekuencave të ulëta të valëve, si dhe “Më mirë kështu!” në një pushkë të tipit “Remington 870”.

Një tjetër foto që tregon çantën e tij të shpinës, që ai përdori për të futur armën në ndërtesë dhe më pas e la në një tualet burrash u publikua gjithashtu.

Valerie Parlave, shefe e zyrës së terrenit të FBI-së në Uashington, deklaroi se në konferencën për shtyp të së mërkurës se agjencia federale po heton ende të dhënat e Alexis dhe motivet e veprimit të tij.
Ajo theksoi se ish-rezervisti i Marinës kishte një historik të dokumentuar mirë për problemet e tij mendore.
Top Channel