Cristiano dhe arbitri i japin fitoren Realit

26/09/2013 00:00

Real Madrid arrin të mbajë hapin e Barcelonës dhe Atletico Madridit falë dygolëshit të Cristiano Ronaldos dhe 11-metërshit inekzistent që arbitri akordoi në fund të takimit.

Skuadra e Carlo Ancelotti fitoi 2-1 ndaj Elche në një ndeshje ku gjithçka ndodhi pas përfundimit të kohës së rregullt. Cristiano Ronaldo kishte kaluar në avantazh Realin në fillim të pjesës së dytë me një goditje dënimi dhe kur dukej se gjithçka kishte përfunduar 0-1, Elche barazon rezultatin në minutën e 92-të me anë të Boakye.

Pas kësaj, arbitri lejon që madrilenët të godasin një goditje këndi pas përfundimit të tre minutave shtesë. Në zhvillimet e saj, Pepe rrëzohet në zonë dhe gjyqtari akordon 11-metërsh edhe pse faulli ishte i mbrojtësit  portugez. Cristiano nuk fal dhe në këtë mënyrë Reali qëndron -2 pikë nga Barça dhe Atletico.

Në Twitter, qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, shkroi me ironi: “Po shikoj një film humoristik.”

Kësaj batute iu përgjigj Alvaro Arbeloa (po në Twitter): “Më vjen mirë që disa persona kanë lënë teatrin për kinemanë.” Me “teatër”, spanjolli i referohet simulimeve të lojtarëve të Barçës në përballjet me Realin.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA