Sasuolo është skuadra suprizë e javës së pestë në kampionatin italian, ndërkohë që Roma vendos rekord pas fitores 2-0 ndaj Sampdorias dhe më në fund kryeson e vetme me 15 pikë të plota renditjen.
Debutuesit e Sasuolos kanë marrë pikën e parë në Serinë A pas barazimit 1-1 në San Paolo me Napolin e Benitez. Vendasit kaluan në avantazh me Xhemailin në minutën e 15, por kundërpërgjigja e Sasuolos ishte shumë e shpejtë. 5 minuta më vonë, Zaza barazoi rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Juventusi i Kontes vuajti shumë, por falë autogolit të Bernardinit arriti të mposhtë 1-2 Chievon dhe të ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 13 pikë.
Dy gola në minutat shtesë kanë shpëtuar Milanin nga humbja e dytë radhazi në kampionat. Bolonja po udhëhiqte 3-1 ndaj skuadrës së Alegrit, por Robinho dhe Abate mbajnë në këmbë kuqezinjtë të cilët deri tani kanë grumbulluar vetëm 5 pikë.
Ndeshjet e tjera të javës së pestë të Serisë A përfunduan me këto rezultate: Lazio-Catania 3-1, Livorno-Cagliari 1-1, Parma-Atalanta 4-3 dhe Torino-Verona 2-2.
Top Channel