Palermo shkarkon Gattuso-n

25/09/2013 00:00

Rikthimi i Gennaro Gattuso-s në futbollin italian, këtë herë si trajner, ka dështuar. Presidenti i Palermos ka shkarkuar trajnerin e tij pas rezultateve të dobta në 6 javët e para të Serisë B.

Në gjashtë javë e para të kampionatit inferior italian, të drejtuar nga Gattuso, skuadra siçiliane ka humbur gjysmën dhe dy prej tyre brenda 3 ditësh. Ajo që lëkundi pozitat e ish-mesfushorit të Milanit ishte humbja ndaj Spezia-s, ndërsa të martën fitorja 2-1 e Barit i dha shkelmin përfundimtar.

Menjëherë në përfundim të takimit, presidenti Zamparini shkarkoi trajnerin duke emëruar në vend të tij Iachini-n. Palermo ndodhet në vendin e 12-të me 7 pikë, ndërsa presidenti Zamparini konfirmohet si trajneri i rekordeve përsa i përket shkarkimeve të trajnerëve në futbollin italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA