Prishtina zyrtare pretendon se ka ardhur koha kur në Bruksel do të vihet
në rend dite edhe çështja e arritjes së Traktatit të Paqes ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se të dyja vendet janë duke punuar në këtë drejtim. Beogradi zyrtar ka deklaruar më herët se nuk është i gatshëm t’i hyjë negociatave për Traktatin, por Kuçi shprehu bindjen se koha kur do të përgënjeshtrohet fqinji verior në këtë pikë, s’do jetë e largët.

“Ne mendojmë që të përfundojmë atë që unë e kam përmendur edhe më herët, Traktatin e Paqes. Pra të zgjidhen çështjet që janë problematike mes dy vendeve dhe të përfundojmë gjithcka me një Traktat. të dyja palët poo e përgatisin terrenin për këtë”, deklaroi Kuci për gazetën ‘Koha Ditore’.

Zëvendëskryeministri i Kosovës tha se autoriteet aktualisht po punojnë me publikun për këtë. Ai beson se populli nuk reagon ashpër tashmë si në fillim të procesit dialogues. Prandaj, nuk pret që në Serbi të ketë rezistencë, siç ishte deklaruar më herët për Traktatin e Paqes.

Top Channel