Largimi i Fatih Terim nga stoli i Gallatasarajit gjatë të martës ka bërë që klubi të nisë kërkimet për një emër prestigjioz për stolin e tij.
E ndërsa të dhënat e para piketuan si një alternativë të mundshme Roberto Mancinin, klubi duket se është përqendruar në dy emra të tjera.
Jupp Heynckes, njeriu që udhëhoqi Bajernin drejt një triplete historike në Bundesligë, Champions dhe Kupën e Gjermanisë një sezon më parë, duket se është i preferuari i turqve për stolin.
68-vjeçari ka marrë një vit pushim nga futbolli, por Gallatasaraji synon që ta joshë jo vetëm nëpërmjet pagës, por edhe projektit që do të vendosë në dispozicion të trajnerit.
Emri i dytë më i lakuar është ai i holandezit Guus Hiddink, por Mircaeu Lucesku dhe Roberto Mancini janë gjithashtu alternativa.
Ndërkohë, zëvendëstrajneri duket se do të jetë një turk, Mustafa Denizli, i cili më parë ka drejtuar të tre të mëdhenjtë e futbollit turk, vetë Gallatasarajin, Fenerbahçen e Besiktashin.
Top Channel