Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim Prej disa ditësh, inspektorët tatimorë të Bashkisë së Tiranës kanë nisur
kontrollet në disa farmaci të kryeqytetit, ku kanë kërkuar që këto
subjekte të paguajnë taksë për kryqin e vendosur para këtyre objekteve
duke e konsideruar atë si reklamë.
Deri më tani, janë gjobitur rreth 50 farmaci të cilët skanë pranuar të paguajnë këtë taksë. Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve Arjan Jaupllari në një deklaratë për mediat i ka bërë apel kryetari të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha të ndalojë aksionin pasi ai është në shkelje të ligjit.
Nga ana tjeter Jaupllari i ka ëkrkuar dhe ministrisë së Shëndetësisë të rishohë ligjin për shërbimin farmaceutik në të cilin nuk përcaktohet nëse kryqi është reklamë ose jo.
Përveç problemit me simbolin e farmacive, kreu i Farmacistëve të Shqipërisë e ka konsideruar mjaft të nevojshëm rishikimin e ligjit për shërbimin farmaceutik, që ka 10 vjet që është hartuar dhe gjatë këtyre viteve i mungojnë shumë vendime të Qeverisë që do të shërbenin për të përmirësuar nevojat e sistemit farmaceutik.
Kryetari i Urdhërit të Farmacistëve është shprehur se ankesat e subjekteve farmaceutike ia ka përcjellë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Top Channel