Barcelona ka piketuar tre futbollistë të Chelsea si objektivat e saj të janarit.
Juan Mata, Fernando Torres dhe Cesar Azpilicueta mund t’i bashkohen katalanasve në dritaren e ardhshme të merkatos, pasi të tre nuk përfshihen në planet e Mourinhos si titullarë dhe mund të vendosen nën kontratë, nëse skuadrës angleze do t’i paraqitet shuma e përshtatshme.
Vetë Torres është konsideruar si i shitshëm prej Mourinhos. Mata ka humbur vendin në favor të Oscar dhe Azpilicueta ndaj Ivanoviç, ndaj të tre spanjollët duket se do të ishin të gatshëm të riktheheshin në atdhe.
Megjithatë, sipas të përditshmes “AS”, për të mbërritur tek futbollistët, Barcelona mund të përballet me konkurrencën e ashpër të dy klubeve franceze të zotëruar nga miliarderët e huaj, Paris SG dhe Monako.
Top Channel