Wolff: Vettel mund t’i fitojë të gjitha garat

24/09/2013 00:00

Dominimi i pilotit të “Red Bull” në garën e Singaporit, i cili në disa
raste ishte mbi dy sekonda më i shpejtë në xhiro se kushdo tjetër, ka
lënë pak dyshime tek rivalët për fatin e kampionatit.

Edhe bosi i skuderisë “Mercedes”, Toto Wolff deklaron se një fitore e pastër e Vettel në gjashtë garat e fundit nuk mund të përjashtohet. I pyetur pikërisht nëse mendon se Vettel mund të fitojë garat e mbetura, Wolff thotë:

“Po, sidomos nëse vazhdon me performancën e Singaporit. Ai ishte dy sekonda më i shpejtë për çdo xhiro dhe nëse nuk do të kenë probleme, ata mund të arrijnë një fitore të pastër. Nëse është dikush që meriton titullin kampion, janë ata”.

Wolff thotë gjithashtu se “Mercedes” nuk ka shanse të mundë Vettel, edhe pse Nico Rosberg arriti të hynte në vendet e para në fillim të garës para se të gabonte në kthesë.

“Edhe po të mos kishte ndodhur gabimi, kjo nuk do të kishte ndryshuar gjë sepse do të ishim mundur nga Sebastiani gjithësesi. Kjo është e vetmja gjë të cilën mund ta themi me garanci: që kemi një kampion të merituar. Performanca e tij ishte absolutisht mahnitëse”, ka shtuar bosi i “Mercedes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA