Webber: Kritikat ndaj meje, komike

24/09/2013 00:00

Kritikat për pilotin e “McLaren Mercedes” për garën e Singaporit vazhdojnë që prej së dielës, me Mark Webber që ka marrë një ndëshkim, që e detyron të niset nga vendi i dhjetë në garën e ardhshme në Kore, për shkak të dy shkeljeve.

Webber u tha të martën 765 mijë fansave të tij në Twitter se: “Të marrësh kritika për veprimet tona pas garës është diçka komike. Gjithçka që ndodhi ishte një moment i madh dhe fansat e adhuruan atë”.

“Dhe sa për mua, ndryshe nga lajmet që qarkulluan, nuk kam pasur asnjë përplasje me ndonjë inspektor të cirkuitit pasi fikëm zjarrin”, ka thënë Webber.

Australiani u tërhoq në xhiron e fundit në cirkuitin Marina Bay pasi makinës së tij i mbaroi uji dhe motori mori flakë. Menjëherë ai vrapoi tek prozhektori i pistës për t’i bërë shenjë “Ferrarit” të Alonsos dhe makinave të tjera që të shmangnin drejtimin, duke shkaktuar ngadalësimin e garës.

Lewis Hamilton, një nga pilotët që bënë devijimin, deklaroi pas garës se kishte mbetur i shokuar kur kishte marrë kthesën. “Nëse Mark do të kishte ecur në pjesën ku po kaloja unë, atëherë unë do ta kisha shtypur”, tha kampioni i botës i vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA