Doni të ndiheni sa më afër qiellit? Harrojini grataçelat njujorkeze apo
ato në superfuqitë aziatike. Më i rekomanduar është tempulli Wat
Arun.

Ai ndodhet në Tajlandë dhe emri i tij i përkthyer do të thotë “Tempulli i Agimit”. I lartë 82 metra, ai do t’ju bëjë të ndiheni në qiell.

Por për ta vizituar duhet të prisni të paktën tre vjet, pasi objekti i kultit do të mbyllet për mirëmbajtje dhe restaurim.

Wat Arun ekziston që prej epokës së Mbretërisë Ayutthaya, kohë gjatë të cilës njihej me emrin Wat Makok, i marë nga fshati Bang Makok nuk ndodhej.

Sipas historianit Prince Damrong Rajanubhab, tempulli u shfaq për herë të parë në hartat franceze gjatë epokës së Mbretit Narai, në vitet 1656-1688. 

Top Channel