Seria A, Udinese fiton ndaj Genoa

24/09/2013 00:00

Udinese mundi Genoan në ndeshjen e parë të javës së pestë të Serisë A, të zhvilluar mbrëmjen e së martës.

Friulanët fituan 1-0 ndaj skuadrës së Liveranit në një ndeshje ku munguan rastet për shënim.

Vetëm një autogol i Calaio në minutën e 79 të takimit zhbllokoi rezultatin dhe i dha 3 pikë bardhezinjve që ngjiten në vendin e shtatë me 7 pikë.

Ndërkohë, Genoa renditet në vendin e 13, me 4 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA