“Luftë” në Besiktas-Gallatasaraj

24/09/2013 02:50

Ka qenë një ndërhyrje e parregullt e Felipe Melos që nxehu gjakrat e tifozëve të Besiktasit, të cilët u futën në fushë duke mos lejuar vazhdimin e mëtejshëm të derbit të Stambollit mes skuadrës së tyre dhe Galatasaray.

Futbollistët e të dyja skuadrave dhe gjyqtarët e ndeshjes kanë vrapuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, ndërkohë që mijëra forca policie kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën.

69 tifozë janë arrestuar nga policia dhe pas marrjes në pyetje ata janë liruar për t’u hetuar në gjendje të lirë.

Masa e parë që është ndaj tyre është të futen në asnjë aktivitet sportive për një vit.

Pritet që të mërkurën Komisioni i Disiplinës në Federatën Turke të japë dhe verdiktin për ndeshjen mes Besiktashit dhe Galatasarajit që deri në atë momente udhëhiqej 1-2 nga skuadra e Terim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA