Ata jane heronjë që nuk njihen. Çdo ditë fluturojnë për diku, duke sfiduar kushtet e vështira të motit.
Në dimër apo pranvere, verë apo vjeshtë, nëse detyra ia kerkon, helikopteret e “Njësisë së Transporit Mjekësor me Helikopter” ngrihen nga pista e fushës së aviacionit për të shpëtuar jetë njerëzish…
Edhe pse ne pamje te pare te lene pershtypjen e personave te ftohte, pas uniformes fshihen njerez me zemer te madhe.
Pjese e grupit te piloteve eshte dhe shefi i njesise, 53-vjeçari Albet Xhafaj, i cili ka rreth 31 vjet qe patrullon rregullisht qiellin shqiptar.
“Dëshira për t’u bërë pilot më lindi ndërsa vazhdoja Shkollën e Bashkuar. Pasi mbarova shkollën e mesme në vitin 1979 dhe vajta në shkollën e oficerëve në Vlorë, që zgjati tre vjet. Në vitin 1982 u emërova në regjimentin e Farkës dhe që prej atëherë vazhdoj pa ndërprerë fluturimet si pilot”, deklaroi Albert Xhafaj.
Çdo dite, ne oren 8 te mengjesit, Bertin e gjen prane pistes se Helikoptereve ne pritje te telefonates se ndihmes per diku.
“Kjo njësi ka mbartur shumë ngjarje që na kanë falur sadisfaksion, edhe pse për popullatën s’janë të tilla. Kjo njësi ka fatin e mirë që në çdo kohë e moment kur e do nevoja ka shkuar e ka marrë të sëmurin ku ndodhet, e ka transportuar atje për në spitalin rajonal apo qëndrore duke i shpëtuar jetën”, shton Xhafaj.
Historite e jeteve te shpetuara jane te pafundeme. Ne momentet kur diferenca mes jetes dhe vdekjes varet nga sekondat, helikopteri nje tonesh i Bertit, gjendet ne vendin e duhur.
“Pothuajse përditë kryejmë misione, do të kujtoja këtë që na ka ndodhur tani janë shumë vonë. Kishim një grua shtatzanë me probleme dhe shkuam në Lekbibaj. Ishte kohë e keqe dhe u krijua emergjenca në një moment afër muzgut që e bënte edhe më të vështirë, por morëm vendimin dhe shkuam atje. U ulëm në një kodër në Lekbibaj. Borë ishte 2-3 metra për fatin tonë të keq dhe unë mbaja helikopterin pezull pasi nuk mund të uleshim. Ata ishin bërë një gropë për uljen e helikopterit, por nuk ulej dot atje. Mbaj mend kolegun që kur zbriti nga mjeti, deri në gjoks u zhyt në borë. Fatmirësisht transportuam më pas gruan pa probleme”, kujtoi 53-vjeçari.
Babai i dy djemve numeron mbi 3 000 mije ore fluturimi. i diplomuar ne vitin 1982 ne shkollen e larte te pilotimit ne Vlore, deri ne 1994 Alberti ka qene pjestar i regjimentit ajror te Farkes.
Nga vitit 1995 eshte pjese e “Njesise se Transportit me Helikopter”. Se bashku me 5 koleget, pilotin e gjen me shume ne ajer se ne toke.
“Ne shkojmë në rrugë, në pyll, në livadh dhe në çdo moment ke pengesa, helikopteri këtë veçori ka, që është shumë afër njeriut e objekteve. Vajtja e shpejtë është përcaktuese, pasi përcakton mundësinë e shkurtër për të çuar në spital e për t’i dhënë ndihmën e nvojshme sa më shpejt të jetë e mundur viktimës”, shtoi Xhafaj.
Ne spitalet rajonale dhe ate ushtarak, jane te pakte ata qe nuk kane pare Helikopterin e kuq teksa ulet ne piste.
Shpesh here duke sfiduar mjegullen, eren dhe deboren, gjate 18 vjeteve, 6 pilotet e njesise numerojne mbi 7000 misione, 40.000 fluturime dhe mbi 12.000 ore fluturimi.
Ata mund te quhen me plote gojen heronje te e jetes urbane, te cilet pak i njohin, por shume kane degjuar per ta…
Zjarrëfikësit, heronjtë e vërtetë të metropolit
Nëse ka heronjte te metropolit, zjarrëfikësit mund të quhen me plot gojën të tillë.
Ata saktrifikojne gjithçka per punen e tyre. Qe nga sherbimet 24 oreshe e deri tek akrobacite ne ndertesat e larta, per te shpetuar disa te panjohur.
Punen e tyre, me shume e konsiderojne mision sesa profesion. Perparim Boshnjaku eshte nje 42-vjeçar qe mban postin e komandantit te grupit prane repartit te qendres se zjarrfikesve ne Tirane.
Eshte i ndergjegjshem qe ushtron nje profesion qe pak veta do merrnin guximin ta benin. Sfidon zjarrin, lartesite dhe asfiksimin per te shpetuar njerez…
“Në radhë të parë, zjarrëfikësi është prind vetë dhe i di vështirësitë që mubnd të ketë zjarri. Është familjar dhe e jeton situatën që kemi, ku zjarri mund të marrë përmasa shumë të mëdha dhe të dëmtojë jo vetëm njerëz, por mallin, djersën e shumë viteve punë për shumë njerëz. Për ne është e rëndësishme që të na lënë të bëjmë detyrën tonë pa na nxjerrë pengesa”, komentoi Boshnjaku.
Perparimi e di se sa here dispeçeri e thërret ne telefon, dikush gjendet ne telashe me zjarrin.
“Në raste të pafundme zjarrëfikësit vënë jetën në rrezik, sepse në çdo rast ka vështirësitë e veta. Në rastet më të veçanta, ka pasur shpëtim personi tek Zogu i Zii, rek Rruga e Kavajës, që ka qenë një shok i imi, tek ambasada amerikane që ishte zjarr shumë i madh dhe tek një pallat i Zogut të Zi, ku shpëtuam një foshnje 10-muajshe e kur takoj atë prindin e këtij vogëlushit pimë me kënaqësi ndonjë kafe në mënyrë të rregullt”, thotë Përparimi.
Ka shpetuar shume njerez te asfiksuar mes tymit, por eshte shume modest per te marre te gjitha meritat i vetem, pasi ata jane nje grup qe punojne te koordinuar.
“Në mendje më ka mbetur rasti fëmijës vogël tek kullat e Zogut të Zi. Ai rast është i veçantë sepse ndieva një kënaqësi të paparë, krahas lodhjes fizike, morale e shpirtërore, kënaqësia e shpëtimit të një fëmije të vogël ishte një gjë aq e bukur. Ishte zjarr shumë i madh, në ato pallate 14 kate dhe të gjithë banorët ishin në banesa. Të gjithë ishin evakuar dhe kishte mbetur për të shpëtuar vetëm foshnja”, kujton Boshnjaku.
22 vjet me pare, Perparimi nisi te punonte si zjarrfikes. Ishte vetem 20 vjec kur mesoje teknikat e shuarjes se zjarrit per t’u bere pjese e repartit te zjarrfikesve.
Gjate gjithe karrieres se tij, numeron mbi 30 jete te shpetuara ne rrethana te ndryshme.
Sherbimi 24 oresh eshte bere pjese e rutines per babain e dy vajzave.
Vetem 3 dite ne jave mund te pushoje plotesisht. Ditet e tjera eshte ne gadishmeri se bashku me 5 zjarrfikes dhe 3 shoferë, duke shpresuar qe telefoni i repartit te mos te bjerë kurrë…
Kirurgët, në përballjen e përditshme me vdekjen
Mbajne mbi supe mijera jete te shpetuara.Vishen me unifomen tradicionale blu dhe jeshile.
Oret e gjate ne sallen e operacionit nuk u bejne pershtypje pasi misioni i tyre eshte te jene mjekë… duke bere te pamunduren te mundur.
Doktor Shkelzen Osmanaj ka 24 vjet qe ushtron profesionin e mjekut. Kur perfundoi studimet larta per mjekesi ne vitin 1989, ai nisi misionin human te kirurgut…
“Unë kam 16 vjet që punoj si mjek i përgjithshëm në Spitalin Ushtarak, që është edhe qëndra kombëtare e traumës, që do të thotë se të gjitha rastet me armë zjarri apo aksidentet vijnë dhe i sjellin në këtë qendër”, deklaroi Osmanaj.
Shume jete jane shpetuar nga duart e tij, shume te tjera do te shpetohen ne te ardhmen pasi profesioni i Shkelzenit nuk eshte thjeshte nje pune, por eshte nje mision fisnik.
“Këtu vijnë rastet më të rënda, me armë zjarri, traumë abdominale, aksidentet automobilistike me dëmtime në kokë, toraks, abdomit. Në këto vite kam kaluar me qindra taste të tilla, kryesisht të operuar në urgjencë e të trajtuar në reanimacion. Aktualisht jam shef i shërbimit të kirurgjisë së përgjithshme, por ajo që do të thoja është që kemi shpëtuar me qindra e mijëra jetë njerëzish, bashkarisht me shokët, pra rreth 30 vetë”, thotë Osmanaj.
Bashkeshorja e Shkelzenit eshte mjeke gjithashtu.Ai ka qene ushtarak dhe eshte larguar nga ushtria me graden e N/Kolonelit, i detyruar nga kalimi i spitalit Ushtarak ne Spital Civil. Mendon se pasioni dhe kembengulja eshte vendimtare ne sallen e operacionit.
“Unë mund t’iu them që kam pasur një rast pikant para një viti, që atë mbaj mend më shumë. Ka qenë një djalë me banim në Tiranë, rreth 17 vjeç, i cili erdhi me plagë në thikë që kishte tentuar mëlçinë. Doktori i shpëtoi jetën me ato procedura që bëhen edhe në perëndim, por ditën e tretë u detyruam prapë ta hapnim që t’i ndalonim hemoragjinë e brendshme. Mbaj mend emrin Alfons, i bëmë një operacion që zgjati 8 orë, i hoqëm gjysmën e mëlçisë dhe sot djali gëzon shëndet të plotë, vjen herë pas herë më takon dhe jemi shumë miq”, deklaroi Osmanaj.
Te gatshem per te guxuar kur shpresat veniten, te palodhur nga oret e gjate te sherbimit, keta jane kirurget qe nese fati na dergon ne duart e tyre, bejne diferencen midis jetes dhe vdekjes duke kthyer ne jete raste qe askush nuk do t’i merrte persiper.
Top Channel